Merr flakë një njeri pranë Ministrisë së Jashtme në Tiranë, nuk dihet nëse…
Aktualitet E Enjte, 12 Nëntor 2020 18:51
Një person ka marrë flakë tek Ministria e Jashtme në Tiranë. Personi në fjalë ndodhet poshtë urës para Ministrisë.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për News 24 se personi nuk reagon teksa në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Komisariatit Nr.1 në Tiranë.
Nuk dihet nëse personi është ende gjallë apo jo, si dhe nëse i ka vendosur vetes zjarrin apo dikush tjetër është autor i kësaj ngjarjeje.