Merr flakë shtëpia në Vlorë, shpëton nëna me djalin

Mëngjesin e sotëm ka marrë flakë një shtëpi në Vlorë.

Brenda shtëpisë e cila ishte shumë e vjetër ndodhej një grua dhe djali i saj. Ndonëse zonja e shtëpisë është ndier keq, fatmirësisht ajo së bashku me djalin e saj janë shpëtuar.

Shtëpia e përfshirë në flakë ndodhet në lagjen Partizani. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmirësisht ato janë evakuuar dhe situata është vënë nën kontroll.
Shkak i zjarrit që ka rënë sot në një shtëpi në Vlorë është bërë një bombol gazi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se bombola e gazit e cila ndodhej në kuzhinë ka marrë flakë duke bërë që zjarri të përfshijë të gjithë shtëpinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?