Merr flakë shtëpia, vdes një grua në fshatin shqiptar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shishman në Gjakovë, ku një shtëpi është përfshirë nga flakët.
Si rezultat i zjarrit të rënë në banesën tip barakë, një grua ka humbur jetën.
Viktima mësohet se është asfiksuar si pasojë e tymit të lëshuar nga flakët e zjarrit.
Nuk dihen rrethanat në të cilat është përhapur zjarri.
Gjithashtu, nuk ka të dhëna nëse gruaja jetonte vetëm apo me persona të tjerë në banesë, por në momentin që ka ndodhur ngjarja, ajo ka qenë fillikat.
Trupi i të ndjerës do të ccohet në morg për t’u bërë ekspertiza mjeko-ligjore.
Policia e Kosovës lajmëron:
Fshati Shishman i Bokës, Gjakovë 24.07.2019-22:10. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpizë (barakë) në të cilën gjendej viktima femër K-Shqiptare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit viktima është ngulfatur nga tymi dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
KOHA JONË SONDAZH

