Merr formë Pazari i Ri, Veliaj: Markata do jetë gati në verë

Pazari i ri është një tjetër kantier pune që ka hapur Bashkia e Tiranës. Krahas volumit të madh të punimeve që po kryhen në Unazën e Re, Unazën e Madhe dhe Bulevardin e Ri, edhe projekti i Pazarit të Ri në sheshin “Avni Rustemi”ka nisur të marrë formë. Është vet kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ai që ka publikuar sot në tëitter disa foto nga punimet që po kryhen në projekt.

“Nuk ndalemi! Merr formë struktura bazë tek Pazari i Ri – kthejmë një nga zonat më të rrënuara, në atë më tërheqëse”, shkruan Veliaj. Më tej duke ai thekson se një pjesë e këtij pazari do përfundoj brenda verës së ardhshme.

“Ata dhunën, ne punën! Tregu fruta/perime përfundon në verë, Markata mish/peshk nis këtë muaj! Tirana kantier pune!”, shkruan Veliaj.

SHKARKO APP