Merr fund dilema, Dembele mposht Lamine dhe shpallet fitues i ”Topit të Artë 2025”

Nuk ka më dilema, pasi Ousmane Dembele është fituesi i ”Topit të Artë 2025”, duke shënuar një histori në ceremoninë e çmimeve që u mbajt në Paris. Dembele mposhti me vota lojtarin e Barcelonës Lamine Jamal, i cili më herët kishte marrë trofeun si futbollisti më i mirë nën 21-vjeç.

Gianluigi Donnarumma mori çmimin si portieri më i mirë “Lev Jashin”, PSG u shpall si skuadra më e mirë e viti, ndërsa Luis Enrique si trajneri më i mirë. Sulmuesi francez fitoi çdo trofe me PSG-në, duke nisur nga Champions League e deri te trofetë e Francës dhe në fund Superkupa e Europës.

Pas tij u rendit Lamine Yamal, i cili dhuroi spektakël në sezonin e kaluar, edhe pse vetëm 17 vjeç. Aitana Bonmati fitoi për të tretin vit radhazi Topin e Artë për femra, ndërsa PSG u kurorëzua si Klubi i Vitit. Donnarumma u shpall Portieri i Vitit, ndërsa Trajneri i Vitit i shkoi pikërisht Luis Enriques, duke e bërë kështu klubin francez më të titulluarin në ceremoninë gala që u mbajt pikërisht në Paris.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çmimet

Swiss Digital Mobile Reklama

Ousmane Dembele është fituesi i Topit të Artë 2025.

Aitana Bonmati fiton për të tretin vit radhazi Topin e Artë të femrave.

PSG fiton çmimin si Klubi i Vitit për meshkuj.

Arsenal fiton çmimin si Klubi i Vitit për femra.

Viktor Gyokeres dhe Ewa Pajor fitojnë trofeun “Gerd Muller” si sulmuesit më të mirë në futbollin e meshkujve dhe femrave.

Gianluigi Donnarumma dhe Hannah Hampton fitojnë “Yachine Trophy” si portierët më të mirë në futbollin e meshkujve dhe femrave.

Trajneri i PSG, Luis Enrique fiton trofeun “Johan Cruyff” për futbollin e meshkujve.

Trajnerja e Anglisë, Sarina Wiegman, fiton trofeun “Johan Cruyff” për futbollin e femrave.

Vicky Lopez e Barcelonës fiton çmimin “Kopa Trophy” për femra.

Lamine Yamal fiton për të dytin vit radhazi çmimin “Kopa Trophy”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?