Merr fund makthi i korçarëve pranë Ish-trikotazhit, ekspertët eliminojnë të gjitha vatrat e zjarrit

Ka marrë fund makthi i shumë banorëve korçarë, të cilët një ditë më parë rrezikonin helmimin nga djegia e lëndëve toksike në Ish-trikotazhin e Korçës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton këtë mëngjes për “BalkanWeb” se grupi i specialistëve ka eliminuar të gjitha vatrat aktive.

Ekspertë nga Korça dhe Tirana kanë punuar thuajse gjithë natën dhe në orët e para të këtij mëngjesi kanë mundur të eliminojnë rrezikun, duke mos lënë asnjë vatër zjarri aktive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, ekspertët kanë matur nivelin e ndotjes jashtë objektit dhe kanë konkluduar se nuk përbën më rrezik për banorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?