Merr fund saga për Himarën/ Kolegji rrëzon PD-në, dhe Vangjel Tavo konfirmohet kryetar bashkie

Merr fund saga e ankimimeve për drejtimin e Bashkisë së Himarës, dy muaj pas zgjedhjeve të pjesshme në këtë qytet. Vangjel Tavo certifikohet si qytetar i parë i Himarës edhe nga kolegji zgjedhor, i cili rrezoi padinë e bërë nga juristet e Sali Berishës dhe Vangjel Dules që kërkuan përsëritje të procesit zgjedhor të 4 gushtit me pretendimin se ishte manipuluar. Me këtë vendim shkalla e fundit ankimore i hap rrugë komisionerit Ilirjan Celibashit që të mandatojë Vangjel Tavon për tu betuar si kryebashkiak. Në zgjedhjet e pjesshme të mbajtura në Himarë në 4 gusht kandidati i Partisë Socialiste fitoi me 1477 vota diferencë përkundrejt rivalit opozitar Petro Gjikuria.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?