Merr fund “telenovela”, KQZ certifikon 30 Qershorin. Zguri: Notë jo kaluese

Katër javë nga zgjedhjet njëpartiake të 30 Qershorit, KQZ ka miratuar sot rezultatin final të tyre, me katër vota pro dhe një kundër.

I vetmi që deklaroi se zgjedhjet ishin jokaluese ishte kreu i KQZ-së Klement Zguri, vota e të cilit nuk mundi që të pengonte në asnjë moment procesin farsë.

Një tjetër qendrim ka mbajtur nënkryetari Denar Biba, i cili tha seme mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor, u kalua një moment i vështirë për vendin, dhe u arrit të respektohej shteti ligjor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Biba: Politika do ketë edhe marrëveshje. Kemi pasur mbështetje konstante të ndërkombëtarëve, pasi ky ishte një moment i vështirë për Shqipërinë. Uroj që leksioni të jetë marrë nga politika shqiptare. Uroj që këto zgjedhje të shërbejne për dicka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zguri: Mosmarrëveshjet do vijojnë, konflikti do vijojë edhe më gjatë. Unë do të votoj kundër, unë dua qëkjo performancë të mos kthehet në standard pune në të ardhmen. Nuk bie dakord me shumicën, dhe iu bëj thirrje ju kolegëve të mi, që ti thërrisni logjikës suaj ligjore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?