Merr fund udhëtimi i mundimshëm nga Ancona, pas 36 orësh udhëtim pasagjerët në Durrës

.

Pas 36 orësh udhëtim pasagjerët zbritën në portin e Durrësit. Ata ishin nisur në orën 19:00 të 18 shkurtit nga Ancona drejt Durrësit por pas një ore trageti pësoi avari. Pasagjerët kaluan natën në mes të detit, për tu kthyer në mëngjes në portin e Anconas.

Pas një varg mundimesh, dhe ndërhyrjesh të autoriteteve pasagjerët rinisën udhëtimin nga Ancona drejt Barit të Italisë, për të mbërritur në Durrës rreth orës 09:00 të 20 korrikut një pjesë e tyre, ndërkohë gazetarja e Ora News, Manjola Hasa informon se pjesa tjetër e pasagjerëve do të vijnë me tragete të tjera të linjës Bari- Durrës.

Pasagjerët: Në traget na zuri frika 
 

“Pasi udhëtuam 10-20 milje pati një defekt në motor. Nga ora 22:00 deri në orën 05:00 kemi qenë  në mes të detit. Kishte dhe frikë në target, pasi kishte dhe gra e fëmijë”-thotë një pasagjer.

“Megjithë mend e marrim sakrificën të vijmë në Shqipëri për të kaluar ca ditë, por të zë frika të vish”- thotë një grua tjetër.

SHKARKO APP