Merr gjobë dhe nuk zë mend, krutani organizon sërish dasmë, i mbyllet lokali

Një lokal është mbyllur në Krujë, pasi organizoi një ceremoni martesore në kundërshtim me masat anti-COVID. Sipas policisë, pronari i lokalit me inicialet Xh. B. pavarësisht se më parë ishte ndëshkuar me gjobë vijoi që të organizonte ceremoni martesore.

Pas konstatimit për herë të dytë me të njëjtën shkelje, lokali është mbyllur. Ndërkohë që në Durrës një lokal është gjobitur me një milion lekë, për të njëjtën arsye, organizim dasme. Pronari i lokalit që u ndëshkua në Durrës është me inicialet S.T.

SHKARKO APP