Merr jetë lëvizja e shoqërisë civile ”Shqipëria kundër shpopullimit”, Kalaja: S’duam firma për të bërë parti

Lëvizja më e re civile e ndërmarrë nga një grup aktivistësh, si Aulon Kalaja, Kastriot Çipi, Edit Harxhi është ”Shqipëria kundër shpopullimit”. Sllogani i kësaj lëvizjeje merr jetë nga qyteti i Lushnjes duke u frymëzuar nga “Kongresi i Lushnjes” 103 vite më parë, ku u hodhën themelet e shtetit modern shqiptar.

Aulon Kalaja thekson se Lushnja është etapa e parë e turit në të gjithë vendin që do të kurorëzohet me një konventë kombëtare nga ku do të dalë rezoluta për parlamentin.

“Ne nuk po kërkojmë firma për të bërë parti, ne po ballafaqohemi me qytetarët dhe po marrin tematikat e terernit për të arritur në konkluzionin përfundimtar nëse shpopullimi është apo jo axhende politike”, tha Kalaja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?