Merr mbiemrin e gruas, por e bën për spital pas martese. Vajza kërkon divorc, vjehrri: S’e le kush djalin tim
Deri këtu gjithçka duket mirë për çiftin e ri, por ajo që përben problem është dhuna e vazhduar që laçiani ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.
Rasti i tyre është referuar në Gjykatën e Tiranës. Fillimisht e reja i është drejtuar policisë për të denoncuar dhunën psikologjike e fizike të ushtruar ndaj saj nga 28-vjeçari, e duke kërkuar më pas ndërhyrjen e Gjykatës.
Në denoncimin e saj në polici, nëna e re ka treguar se fillimisht nuk e ka denoncuar burrin, me shpresën se ai do përmirësohej dhe do mbante familjen. Por kjo nuk ka ndodhur. Madje sipas saj, ai në një rast ka dhunuar vajzën e tyre të mitur, vetëm 2 vjeç.
22-vjeçarja thotë se burri i saj largohej shpesh nga shtëpia e prindërve të tij, ku edhe ajo jetonte bashkë me vajzën, pasi shkonte jashtë shtetit. Por kur kthehej, ai e dhunonte sërish.
Pas kësaj situate të krijuar, nëna e re është larguar drejt banesës së prindërve të saj në Kamëz. Duke kërkuar urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, për veten e saj dhe për fëmijën e mitur, 22-vjeçarja deklaroi para gjykatës se është e mërzitur për jetën për shkak të dhunës së vazhdueshme.
Mësohet se menjëherë pasi ka marrë dijeni për kërkesën për lëshim të Urdhrit të Mbrojtjes, 28-vjeçari është larguar drejt Italisë.
Për të zgjidhur mosmarrëveshjen në banesën e prindërve të 22-vjeçares kanë vajtur familjarët e dhunuesit të cilët i kanë kërkuar që të kthehet në banesën e saj në Laç duke iu shprehur të dëmtuarës se “ti tashmë je e jona dhe s’ke si të ndahesh nga djali”.
Pasi ka shqyrtuar faktet dhe provat, Gjykata ën fund të muajit nëntor ka vendosur që 28-vjeçari t’i qëndrojë 500 metra larg bashkëshortes dhe vajzës.
/BW
KOHA JONË SONDAZH

