Merr zgjidhje furnizimi me uji në dy lagje të Tiranës, UKT shtrin linja të reja

Merr zgjidhje çështja e furnizimit me uji për dy lagje të tjera në Tiranë. Bashkia e Tiranës nëpërmjet UKT-së ka përfunduar investimet për shtrirjen e dy linjave të reja të ujit, në rrugën “Xhemollari” në Shkozë dhe në rrugën “Agim Prodani” në zonën e Kinostudios.

 Në të dyja linjat janë shtruar tubacione të reja me materiale bashkëkohore dhe që garantojnë një cilësi maksimale të furnizimit me uji për banorët e këtyre lagjeve. Gjithashtu linjat e reja bëjnë të mundur edhe rritjen e kapacitetit të transmetimit të ujit.

 Hyrja në punë e linjave të reja që po ndërtohen në shumë zona të Tiranës, janë hop real cilësor që pritet të sjellë një ndryshim të prekshëm për qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?