Merr zgjidhje nga UKT furnizimi me ujë të pijshëm për banorët e Shkozës
Infrastruktura e furnizimit me ujë për qytetaret e Tiranes po përmirësohet çdo ditë e më shumë. Banorët e zonës së Shkozës nuk do të duhet të shqetësohen më për cilësinë e ujit. Një sinjalizim nga banorët e kësaj zone për rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm, angazhoi ne terren grupet e punës se UKT për zgjidhjen në kohë rekord të situatës.
Specialistët e UKT bashkë me mjetet e tyre realizuan 9 ndërhyrje në pika ku dyshohej se mund të ndikonin në cilësinë e ujit. Tashmë linja e furnizimit është 100% në funksion dhe banorët përfitojnë furnizim normal.
Për çdo problematikë, UKT ka vendosur në dispozicion të qytetarëve edhe një numër pa pagesë 08004488.

KOHA JONË SONDAZH

