Merren në pyetje dy të arrestuarit nga RENEA për zhdukjen e Prengës

Forcat Speciale RENEA kanë zhvilluar një operacion të madh prej dy ditësh në Shkodër, me qëllim kapjen e personave të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Policia ka shoqëruar dy persona, të cilët dyshohet se kanë të bëjnë me këtë pengmarrje. Njëri prej të shoqëruarëve është pjestar i famljes Doçi që dyshohet se ka porositur pengmarrjen e Jan Prengës. Policia e Shkodrës nuk është përfshirë në këtë operacion të kryer plotësisht nga RENEA.

Dy personat e ndaluar u morën në pyetje. Të dy ata kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen, ndërsa policia dyshon se në zonën e Bardhajt fshihej biznesmeni me inicialet D.D që mendohet se ka porositur pengmarrjen e Jan Prengës. Dy personat e ndaluar janë me precedent të theksuar kriminalë dhe mjaft të njohur në zonën e Bardhajt të Shkodrës.

Deri më tani për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës janë arrestuar pesë persona krahas dy të ndaluarëve të ditës së sotme. Jan Prenga u mor peng në 17 janar dhe më pas u vdiq në duar pengmarrësve për shkak të goditjeve. Policia dyshon se ai është groposur në zonën përreth.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?