Merren të pyetje kontaktet e fundit të efektivit të FNSH, që u vra në Lezhë

Policia e Lezhës ende nuk ka një të arrestuar të dyshuar për vrasjen e efektivit të FNSH, Xhulio Prela, vrasje e ndodhur të shtunën në fshatin Gajush të Lezhës.

Burime zyrtare të policisë lokale, pohuan se dhjetëra persona janë marrë në pyetje për të ndihmuar për zbardhjen e vrasjes, por pa arritur dot të mbledhë dëshmi bindëse.

Një burim policor tha se në pyetje janë marrë personat që kanë pirë kafe apo shokë të 26-vjeçarit që ka pas kontakt në ditët e fundit. Po ashtu edhe rrethi familjar apo të afërm të tjerë. News24

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?