Merret në pyetje Zef Hila, Rama e shkarkoi për djegien e KZAZ

Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila, për të cilin kryeministri Edi Rama ka firmosur shkarkimin nga detyra, është thirrur sot nga Policia e Shkodrës, për t’u pyetur mbi incidentin e rëndë, që ndodhi në KZAZ e kësaj bashkie, e cila ishte vendosur në shkollën “Ndreu Mjeda”.

Kryebashkiaku Hila është thirrur për t’u paraqitur në ambientet e komisariatit të Shkodrës sot në orën 12:00.

Zef Hila është shprehur para uniformave blu se nuk ka pasur dijeni për çfarë do të ndodhte në KZAZ-në e Vaut të Dejës. “Dija vetëm që do të bëhet protestë paqësore. Nuk kam dijeni për asgjë tjetër”, mësohet të ketë thënë Hila para policëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procesi zgjedhor në Vaun e Dejës u shoqërua me tensione të forta mes mbështetësve të opozitës dhe policisë. Gjatë përplasjes, protestuesit i vunë zjarrin shkollës “Ndre Mjeda” në Bushat, në të cilën ndodhej KZAZ-ja. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?