Merret peng 30-vjeçari në Londër, i kërkuan 400 mijë paund. Sherri mes shqiptarëve për “shtëpitë e barit”
Grupet shqiptare kriminale në Londër, janë përfshirë në një sherr mes tyre. 30-vjeçari Nertil Buzi u rrëmbye, dhe për të kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit.
Pengu i liruar tashmë ndodhet i sigurt në duart e autoriteteve britanike, ndërsa vijojnë më tej procedurat për hetimin e rastit. Sipas mediave britanike, 30-vjeçari shqiptar është dhunuar nga pengmarrësit, ndërsa është në gjendje të keqe shëndetësore.
Operacioni për lirimin e shqiptarit u bë nga Policia Metropolitane në Britani, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, nën asistencën e Angjencisë Kombëtare të Krimeve në mbretëri, pas firmosjes së marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e krimit midis dy vendeve.