Merret peng një person në mes të Tiranës

 

Një person dyshohet se është marrë peng forcërisht në pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së premtes rreth orës 21. Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë Farmacisë 10. Nga burime në vendin e ngjarjes lapsi.al mësoi se fillimisht i riu Dorian Çela ka debatuar me disa persona, por më pas është futur me forcë në një automjet tip BMW. Të njëjtat burime thanë se shkak i konfliktit ka qenë një përplasje e vogël makinash. Çela po udhëtonte me një automjet tip Peugot ndërsa pengmarrësit janë parë me një mjet tip BMW. Pas një debati verbal, mes tyre ka pasur edhe konflikt fizik. Në largim e sipër personat e kanë marrë të riun me vete.

SHKARKO APP