Merret vendimi për ”fatin” e Arta Markut

Ish-prokurorja e përkohshme, Arta Marku, do të vijojë të mbetet, përsëri përkohësisht me detyrë në Gjykatën e Apelit të Tiranës, njoftoi Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që në këtë mënyrë shtyn për të dytën herë emërimin e përkohshëm të Markut. Ajo u caktua fillimisht në Prokurorinë e Apelit të Tiranës më 26 mars dhe pas përfundimit të afatit tremujor, vijoi të qëndrojë edhe për tre muaj të tjerë në këtë detyrë. KLP vendosi të mbajë edhe për tre muaj të tjerë Markun në Prokurorinë e Apelit të Tiranës.

SHKARKO APP