Merret vendimi për shkollën private, u mbyll e para nga frika e Covid-19
Para se të shpërthente pandemia në vendin tonë, një ngjarje që bëri bujë ishte mbyllja e një shkolle private ”Udha e Shkronjave” në kryeqytet për të cilën u hapën edhe hetime për përpahapje paniku.
Prokurori ka shpallur mos fillimin e hetimeve për këtë çështje, pasi siç ai argumenton shkolla kishte kërkuar mbylljen për qëllime të mira dhe nuk ka elementë të veprës penale. Ai argumenton se shkolla ka pasur qëllim të mirë me pezullimin e procesit mësimor dhe jo të përhapte panik.
”Njoftimi për mbylljen e shkollës referuar përhapjes së coronavirusit, nuk është i rremë, pasi situata në shtetin në të cilin drejtuesit e kësaj shkolle i janë referuar dhe jo vetëm ka qenë në përhapje të gjerë. Gjithashtu dhe qëllimi i këtij vendimi nga ana e drejtuesve të kësaj shkolle nuk ka qenë përhapja e panikut por ndërgjegjësimi i asaj mase prindërish, fëmijët e të cilëve studiojnë në këto ambiente për të shmangur në të ardhmen pasojat e padëshiruara si dhe tek e fundit dhe përgjegjësinë e tyre si institucion”.