Merrnin makina luksi me qera dhe i shisnin në Shqipëri, në pranga 2 të huaj

Uniformat blu në qytetin e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Interpol Tirana kanë arrestuar dy shtetas të huaj, të cilët nëpërmjet mashtrimit merrnin makina prodhim i fundit me qera në vendet e BE-së dhe i shisnin më pas në Shqipëri .

Në pranga ranë 25-vjeçari M. A., lindur në Afganistan dhe banues në Angli, si dhe 28-vjeçari  L. M.,lindur në Kongo dhe banues në Angli.

Dy të rinjtë me anë të mashtrimit merrnin me qera makina luksoze prodhim i fundit në kompani të ndryshme në Angli, Belgjikë dhe Gjermani, dhe pasi hynin me dokumentacion të rregullt nëpërmjet Hanit të Hotit, i shisnin mjetet në Shqipëri .

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorrike” dhe “Mashtrimi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?