Merrnin para për patentat e pezulluara, në pranga dy punonjës të policisë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy punonjës të saj, pasi dyshohet se merrnin para për t’u kthyer qytetarëve para afatit lejet e drejtimit të pezulluara. Mësohet se bëhet fjalë për E.P, me detyrë Shef Seksioni për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë dhe shtetasi nën hetim A.L, me detyrë Trupë Shërbimi Nd/Specialist pranë Seksionit të Parandalimit dhe Sigurisë në Linjat jashtë qytetit, në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë.