Mërtiri: Basha të votojë pro heqjes së imunitetit të Berishës! Rithemelimi po e karrikaturon opozitën
Analisti Ergys Mërtiri, e ka quajtur të drejtë kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë për Sali Berishën, ndërsa nënzivoi se ky institucion ka bërë më shumë opozitë se kushdo.
Ai thotë se Lulzim Basha nuk duhet të ketë kompleks që të shkojë të votojë në Kuvend pro heqjes së imunitetit për Berishës. Sipas Mërtirit ky është momenti që Basha të dëshmojë se nuk është kampin që po e kthen në një karrikaturë opozitën shqiptare.
”S’ka pse të ketë kompleks as Basha e as askush për të shkuar e për të dhënë votën që Berisha të përballet me drejtësinë. S’ka asgjë jo normale, që kur ke një proces hetimi dorëzo imunitetin. Në gjykimin e PD zyrtare, SPAK është institucion i mirë. Këtë mendim kam dhe unë. SPAK po bën më shumë opozitë se kushdo në këtë vend. Pse duhet të marrë peng parlamentin Berisha për të mbrojtur veten e vet dhe familjen? Pse duhet të dalin qytetarët në protestë? Pd duhet të distancohet. Është momenti për të dëshmuar që unë nuk jam në kampin e akuzuar, një kamp që po e karrikaturon opozitën shqiptare”, tha ai.