Mertiri: E kanë masakruar arsimin, kancerin që Rama tha se do e hiqte është përhapur
Sociologu, Ergys Mertiri, i ftuar në “Tempora” në RTV Ora ngriti shqetësimin e gjendjes në të cilën ndodhet sot arsimi shqiptar.
Ergys Mertiri: Të marrësh një që sapo ka dalë nga bankat deri në aktor humori i kanë marrë. Tallen nxënësit nëpër shkolla se u kujtohen personazhet që kanë parë në filma, i marrin dhe i vendosin drejtorë shkollash. E kanë masakruar arsimin. Para disa vitesh Edi Rama doli dhe tha do bëj provim për çdo mësues me qëllim që të rris cilësinë, foli për kancer që ka pushtuar arsimin. Ku e ka? Ai kancer jo vetëm që nuk është hequr por përhapur. Tekstet janë përkeqësuar.