Mërtiri: Kemi klimë terrori, po mbillet frikë

Për sociologun Ergys Mërtiri, ajo që po bën qeveria me koronavirusin është një klimë terrori që po mbillet përmes frikës. Për emisionin “360 gradë”, Mërtiri tha se këtë e bëjnë pushtet me natyrë totalitare.

Ergys Mërtiri: Ka një prirje për të thënë që  nuk duam të dëgjojmë asgjë. Jemi përballë një armiku, jemi në luftë. Kushdo që ka një mendim tjetër po na saboton luftën. Është  një lloj klime terrori që mbillet nëpërmjet frikës. Në gjykimin tim këtë e bëjnë pushtet me natyrë totalitare. Pra pushtetet për të komanduar turmën kanë nevojë për të kultivuar tek turmat atë që quhet instinkti i mbijetesës. Instinkti i turmave të kërcënuara me jetë.

SHKARKO APP