Mërtiri: Nëse Basha dhe Berisha bashkohen, PD humbet më shumë

Analisti Ergys Mërtiri, thotë se nëse Basha bashkëpunon me Berishën, Partia Demokratike do të humbasë më shumë në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit. Për të Berisha nuk ka asnjë interes të garojë me kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste që është në pushtet.

“Këtu as nuk ka ndonjë interes që të fitohet Rama. Berisha nuk po futet për të mundur Ramën. Në kushtet ku është PD-ja, vështirë se mund ta mundin. Madje mendoj se është më e pamoralshme të bëhen bashkë, do humbin akoma më shumë. Çfarë nuk kanë nxjerrë nga goja për njëri-tjetrin“.

Zgjedhjet do të mbahen në bashkitë që aktualisht janë pa kryetarë: në Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë.

SHKARKO APP