Mërtiri: Struktura e Posaçme organi më i pavarur në vend. Protestat nga PD janë teatër
Analisti Ergys Mërtiri, ka dhënë mendimin e tij për situatën politike në vend. Për të opozita e nisi vitin 2024 me protesta të fuqishme, por se përfundoi duke bërë marrëveshje me qeverinë, që janë të rënda për vendin.
”Opozita e nisi me protesta, tym e flakë dhe më pas u kompromentua. Marrëveshjet Rama-Berisha ishin të rënda për vendin. Një prej tyre ishte që u falën dënime për korrupsion nga SPAK dhe është e rëndë nga ana e opozitës, që fal hajdutët. Akoma më e rëndë ishte edhe marrëveshja Rama-Berisha për Kodin Zgjedhor, për të mbajtur Ramën në pushtet dhe Berishën në opozitë, për të eliminuar politikanët e tjerë.
Protestat janë teatër, për të mbuluar faktin se ata janë bashkë. Rama me bujarinë e vet ia fali mandatin Berishës dhe e la në parlament Sali Berishën. Maxhorancës i duhet një opozitë e dobët dhe ndaj i duhet Berisha. Çdo opozitë me Berishën, për Ramën është e dobët. Sondazhet tregojnë se Edi Rama ka rënë në disa rrethe tek 42 përqind, Berisha është tek 35 përqind, por ka raste është dhe më dobët”, tha Mërtiri.
KOHA JONË SONDAZH

