Mes dhimbjes për nënën, djali ”fal” nusen vrasëse
Një tjetër nuse vihet pas hekurave për vrasjen e vjehrrës. Ngjarjet e rënda në vendin tonë po marrin përmasa të frikshme, vrasje që fshehen nga autorët që po dalin si ekspertë të kriminalistikës.
Mbrëmjen e së martës, Policia e Tiranës ka vënë në pranga 22-vjeçaren, Marjana Çmeta, nën akuzën se ka helmuar vjehrrën e saj Lirije Lami me fostoksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në prill 2017 në Kamëz, por asokohe vdekja e 48-vjeçares u raportua si vdekje natyrale.
Burri i saj, Olti Lami ka qenë i fundit që ka zbuluar të vërtetën, ndonëse nuk është ndalur asnjë çast së kërkuari për të. Mes vuajtjes dhe dhimbjes për humbjen e nënës së tij, Olti besonte se një ditë e vërteta do të dalë në dritë, ashtu siç edhe ndodhi, ndonëse nuk e dinte se pas krimit fshihej pikërisht nusja e tij.
E vërteta ka qenë tepër e rëndë për të, por vendimi i tij lidhur me vrasësen e të ëmës, pra nusen e tij, ka qenë befasues. Edhe pse ai vazhdon të mbajë ende dhimbjen për të ëmën, treguar kjo përmes postimeve dhe fjalëve të dhimbshme postuar herë pas here në facebook, djali ka vendosur të mos hakmerret ndaj nuses, duke e lënë atë të lirë.
Me të marrë vesh të vërtetën, ai është ndarë nga vajza 21-vjeçare, e cila tashmë do të përballet me drejtësinë për krimin e rëndë.

KOHA JONË SONDAZH

