Mes tyre edhe Agron Duka, nisen drejt Shqipërisë 200 qytetarët që mbetën bllokuar në Gjermani

200 shtetasit shqiptarë që kishin mbetur të bllokuar në Gjermani pas situatës së krijuar nga koronavirus, janë nisur drejt vendit tonë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon se qytetarët shqiptarë do të duhet të fluturonin sot në orën shtatë 7:00 të mëngjesit me linjën ajrore Wizzair, por pa asnjë shpjegim të qartë asnjë prej tyre nuk është lejuar të niset drejt Tiranës.

MEPJ bën me dije se pas interesimit të filluar nga Përfaqësitë tona në Mynih, në Berlin dhe në koordinim me Ambasadën në Budapest, Aviacionin Civil dhe me Task Forcën në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u bë e mundur zhbllokimi i situatës.

Përfaqësues të Konsullatës Shqiptare në Mynih, kanë qëndruar në ambientet e aeroportit deri në momentin që avioni me 200 pasagjerët shqiptarë është nisur nga Memmingen drejt Tiranës.

Mes atyre që pritën disa orë në aeroportin e Memingenit ishte edhe kreu i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

SHKARKO APP