Mesazh kërcënues ndaj News24: “Gazetarja juaj ka me ken e vrarë”

 

Pas kërcënimit që iu bë pak ditë më parë gazetares Aurora Koromani të GSH dhe News24 një tjetër kërcënim është bërë ndaj televizionit.

Në numrin e redaksisë ka shkuar një mesazh kërcënues ku thuhej “Juve ka me ju dënu Allahu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më vonë është nisur një tjetër mesazh ku thuhej “Gazetarja Aurora Koromani ka me ken e vrarë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak minuta pas mesazheve i njëjti numër ka telefonuar redaksinë por nuk ka folur duke mbajtur telefonin hapur për disa sekonda.

Telefonata është bërë nga një abonent i një prej kompanive celulare në Shqipëri rreth orës 01:00 të ditës së sotme.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për gjetjen e autorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?