Mesazh kërcënues nga Holanda për gazetarin Hoxha

Pak ditë pasi gazetari Artan Hoxha dhe operatori Ervin Daja publikuan pamje nga parcelat me kanabis në Devoll, duke theksuar se ato mbrohen edhe nga forca rendi, ndaj tyre ka mbërritur një mesazh kërcënues.

Sipas News24, mesazhi ka mbërritur nga një numër nga Holanda.

“Për spektaklin që keni bërë me djersën tonë, do paguani. Spektaklin që bëtë, do e paguani me kokë. Faturën do e paguajnë familjet dhe fëmijët tuaj. Do shihemi shumë shpejt, përshëndetje nga Holanda,” thuhet në mesazh.

News24 ka publikuar edhe numrin prej nga ka mbërritur mesazhi.

SHKARKO APP