Mesazh për Metën? Endrit Braimallari: Jo energji përçarëse, koha e tradhtarëve ka marrë fund në ‘91

Endrit Braimllari pasi dha dorëhqjen si nënkryetari i Partisë së Lirisë, ka thumbuar sërish Ilir Metën për debate brenda partisë. Teksa i është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale, Braimllari thotë se problemet e brendshme të partisë shfokusojnë vëmendjen nga korrupsioni qeveritar. Për të koha e tradhtarëve ka mbaruar në vitin 1991.

Komenti

Dorëheqja ime ishte një mesazh i qarte për të reflektuar mbi situatën në parti. E cila nuk u krijua nga unë.

Ne nuk mund të përsërisim të njëjtën situate si me partinë më të madhe opozitare në vend, ku problemet e brendshme shfokusojne vëmendjen nga e vërteta e korrupsionit qeveritar duke i shërbyer Edi Ramës.

Na duhet energji bashkimi kunder se keqes dhe jo energji përçarëse mes vetes. Koha e tradhtarëve të brendshëm ka marrë fund në vitin 1991.

SHKARKO APP