Mesazhet e dyshimta në telefonat tanë, flet eksperti i IT: Synojnë të zhvasin shqiptarët, ja si duhet të veprojmë

Mesazhe nga numra me prefiks nga jashtë, por edhe përmes adresave të emailit kanë mbërritur në telefonat e shqiptarëve. Ekspertët e IT shprehen se mbrapa këtyre mesazheve qëndrojnë mashtruesit online nga Nigeria dhe Pakistani, të cilët synojnë të zhvasin shqiptarët.

Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi i bën thirrje qytetarëve që mos t’ju përgjigjeni mesazheve të tilla dhe mos të bien pre e mashtrimeve online.

“E rëndësishme është që të mos shkarkohet asgjë dhe këtyre individëve të mos u kthehet asnjë lloj përgjigje. Ata janë shumë të aftë për të bindur njerëzit për të plotësuar fake dokument apo fake mandate pagese, etj”, shtoi ai.

Sa më shumë gjërat tona bëhen publike online, nënvizon eksperti i IT, aq më shumë do jemi të ekspozuar ndaj mashtrimeve të tilla. Ai shtoi se policia shqiptare përmes AKEP mund të bllokojnë linqet.

SHKARKO APP