Mesazhi emocionues i Lorik Canës

Kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Caka, ka falënderuar tifozët dhe të gjithë ata që kontribuan për debutimin e kuqezinjve në “Euro 2016”.

Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Cana shkruan se është krenar për Kombëtaren.
“Gjithë ky rrugëtim ishte për ne, për familjet tona, për gjithë fansat dhe mbi të gjitha për atdheun tonë!!! Kurrë më parë skam qenë kaq krenar të jem pjesë e kësaj kombëtare dhe të luaj me këta djem !!! Flm për gjithçka… O sa mirë me qenë Shqiptar”,­thotë ai.
Më herët, Cana ka lënë të kuptohet se pas Europianit do ta mbyllte karrierën e tij me Kombëtaren.

SHKARKO APP