Mesazhi i Ardi Veliut për policët: Ruani gjakftohtësinë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka takuar disa minuta më parë efektivët e policisë që janë vendosur për të mbrojtur godinën e Kryeministrisë gjatë protestës së opozitës.
Veliu ka kërkuar nga efektivët që të ruajnë gjakftohtësinë dhe i siguroi se asgjë nuk ka për të ndodhur gjatë protestës.
“Ju thashë edhe pak më parë, jemi për të bërë punën. Dikush mund të ngrejë zërin, dikush mund t’ju shajë, ju mos dëgjoni nga ai vesh. Vetëm shikoni dhe ruani gjakftohtësinë. Nuk ka për të ndodhur asgjë. Ruani gjakftohtësinë dhe suksese”, dëgjohet Veliu teksa u drejtohet policëve.
Qytetarët janë mbledhur tashmë përpara Kryeministrisë, ndërkohë që protesta pritet të kulmojë pas orës 11:00, kur në shesh do të zbresin edhe liderët e opozitës.
KOHA JONË SONDAZH

