Mesazhi i Berishës shtang gazetarët: A keni frikë se do keni fatin e Jamal Khashoggi?

Para se të niste seanca plenare sot në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ka shtangur gazetarët teksa u ka drejtuar një pyetje.

”Si jeni, a keni frikë se do keni fatin e Khashoggi-t?”, u shpreh Berisha ndërsa shoqërohej edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Kjo pyetje ka shtangur për një moment gazetarët, pasi siç dihet Jamal Khashoggi nuk është një emër i panjohur. Bëhet fjalë për rastin e gazetarit Jamal Khashoggi të vrarë pasi hyri në kosulllatën saudite në Stamboll që më 2 tetor 2018. Ai ishte kritik i njohur i qeverisë saudite, ndërsa vetë Arabia ka pranuar vdekjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?