Mesazhi i fortë i Këshillit Ndërfetar për politikanët: Boll bëtë për…

Këto ditë janë të vështira edhe për besimtarët. Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar në vend, Genti Kruja, në një prononcim për Top Channel dha një mesazh për shoqërinë por edhe për politikanët. ”Mesazhi ynë është që për të gjithë shoqërinë është koha për reflektim, të shohim çmund të përmirësojmë më shumë në veten tonë, familje, se kështu përmirësohet dhe shoqëria shqiptare”. Nga ana tjetër, ai theksoi se shteti shqiptar duhet që të ketë më shumë vëmendje ndaj institucioneve ”që po shihen në këtë koh krize, që kanë më shumë nevojë për investime, si përshembull shëndetësia”. Në fund ai pati edhe një mesazh për politikanët. ”Mesazhi për politikanët është që të kthejnë vëmendjen nga qytetarët, jo vetëm nga vetja e tyre”.

SHKARKO APP