Mesazhi i fortë i Presidentit: Para se të më shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar
Presidenti Ilir Meta ka bërë sot deklarata të forta në emision “Open” për përplasjet me mazhorancën.
Kreu i shtetit u shpreh se qëndrimet e tij janë në mbrojtje të Kushtetutës dhe se ai është përgatitur për çdo zhvillim negativ nga ana e mazhorancës.
I pyetur për mundësinë e shkarkimit të tij nga PS, presidenti tha: “Jam përgatitur për të gjitha skenarët. Edhe me tanke po të vijnë në Presidencë do marrin përgjigjen me shembullore. Para se të më shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bej të qartë, jam gati për çdo skenar. Ata le të vazhdojnë, unë do tu jap përgjigje shembullore”.
KOHA JONË SONDAZH

