Mesazhi i kryeipeshkvit Dodaj për Krishtlindje: Rinia të japë kontribut në vend
Në vigjilje të Krishtlindjes, Kryeipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, imzot Arjan Dodaj, thotë se rinia shqiptare duhet ta ndërtojë të ardhmen në Shqipëri. “Vendi ku me të vërtetë neve na janë krijuar të gjitha kushtet, ku është habitati ynë për të dhënë më të mirën, është me të vërtetë Shqipëria dhe nga të shohim dhe ndoshta në emigrantë që kanë përjetuar një dimension jete larg Shqipërisë, por që kthehen dhe përpiqen të investojnë këtu. Nuk janë shumë e vërtetë, por janë arsye shprese dhe unë i uroj të gjithë shqiptarëve që me të vërtetë të zbulojnë të ardhmen e tyre në këtë vend. Këtë vend mund ta bëjnë vetëm shqiptarët”, ka thënë kryeipeshkvi i Dioqezës Arjan Dodaj.
Për të elita politike duhet të mendoje për popullin dhe jo për interesat e veta të ngushta. “Kush ka përzemërt popullin, nuk flet për të drejtat e veta personale dhe atëherë bashkëpunon me palën tjetër. Gjëja tjetër është që edhe realiteti shqiptar të përpiqet të ndërtojë një të ardhme duke u çliruar nga mania e babëzitjes, për të pasur gjithçka, menjëherë”. Dhe në fund Kryeipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës dha urimin për Krishtlindjen, ditën më të rëndësishme për të gjithë të krishterët që sjell gëzim dhe mirësi.
“Festa e Krishtlindjes na sjell dhe gëzimin. Gëzimi është personin e një fëmije të paqtë, të thjeshtë e në të njëjtën kohë të brishtë sepse vetëm nga do që është Jezu Krishti Zoti, ftesa është që t’i hapim dyert Zotit në këtë Krishtlindje, të lejmë mënjanë frikën e të fillojmë të arsyetojmë me ndjenjat, dashurinë, me përkushtimin e tij për mbarë njerëzimin, e kështu që do bëhemi më njerëz edhe midis nesh”.