Mesazhi i Papës për Krishtlindje: Jo më indiferentizëm, duhet mëshirë dhe drejtësi

 

Papa Françesku ka mbajtur meshën tradicionale me rastin e Krishtlindjes në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, në sheshin e të cilit ishin mbledhur mbi 10 mijë besimtarë.

Ati i Shenjtë iu drejtua mbi 1.2 miliardë besimtarëve të krishterë në botë që të mos jenë të dehur nga pasuria në këtë ditë të shenjtë.

Para mijëra besimtarëve ai bëri thirrje për një botë më të matur, më të pasur në shpirt dhe larg konsumizmit dhe hedonizmit, pasurisë dhe shpenzimeve të tepruara.

Papa Françesku: “Në një shoqëri kaq shumë të dehur nga konsumerizmi dhe hedonizmi, ekstravaganca, pamja dhe narcizimi, kjo ditë na thërret për të vepruar me urtësi, thjeshtësi, në mënyrtë të balancuar dhe të qëndrueshme.

Mes një kulture indiference që shpesh është e pamëshirshme, stili ynë i jetës duhet të jetë i devotshëm, i mbushur me ndjeshmëri, dhembshuri dhe mëshirë. Në një botë e cila shumë shpesh është e pamëshirshme ndaj mëkatit por edhe tolerante ndaj tij, ne duhet të kultivojmë një ndjejë të fortë të drejtësisë, për të dalluar dhe për të bërë vullnetin e Perëndisë”.

Në ceremoninë e ditës së sotme Papa Françesku ka bërë apel për paqe dhe pajtim nga bazilika e Shën Pjetrit, në Romë, në mesazhin e tij të dytë të Krishtlindjeve, bekimin tradicional "urbi et orbi", drejtuar botës. 

Ati i Shenjtë shprehu mbështetjen për rezolutat e paqes së Kombeve të Bashkuara në Siri dhe Libi. Papa dënoi gjithashtu “aktet brutale të terrorizmit” në Francë, Liban, Egjipt, Tunizi dhe Mali.

Ndërkohë, predikimi i Papës Françesk në meshën e përvitshme të Krishtlindjeve kishte në krah të kremtimit, edhe një paralajmërim. Bota po helmohet nga materializmi, iu kujtoi Ati i Shenjtë 1,2 miliardë katolikëve të globit.

“Jetojmë në një shoqëri të pushtuar nga konsumizmi e hedonizmi, nga pasuria dhe ekstravaganca. Çdo gjë duhet të ketë masë”, ishin fjalët e Shenjtërisë së Tij, që shton se në këtë situatë lipset më shumë kthjelltësi. 

“Krishtlindjet janë koha për të zbuluar edhe një herë se cilët jemi”, tha Papa.

SHKARKO APP