Mesazhi i parë nga Ministrja e re e Arsimit, Kushi: Provim i vështirë, do nderoj Ramën

Dje në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor, kryeministri Edi Rama ftoi në zyrë Besa Shahinin ku u kominikua se ajo nuk do të jetë më Ministre e Arsimit dhe se vendin e saj e merr deputetja e Elbasanit, Evis Kushi. Ministrja e re e Arsimit, përmes një postimi në facebook, thotë se ky provim është i vështirë. ”Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese e arsimit. Një pedagoge dhe qytetare në shërbim të përulur ndaj komunitetit të madh të dijedhënësve. Faleminderit shumë edhe njëherë të gjithëve”,- shkruan Kushi.

Postimi i plotë

Të dashur miq,

Ju falenderoj pamasë për mesazhet tuaja inkurajuese në këtë moment kaq sfidues për mua! Më keni gëzuar, por nuk më keni lehtësuar! Përkundrazi, mesazhet tuaja më bëjnë të ndjehem edhe më e ngarkuar se sa dje kur kryeministri më shprehu vendimin e tij, me barrën e kësaj përgjegjësie të jashtëzakonshme.

Kur mora doktoraturën në Stafforshire University në Britaninë e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent, mendova se provimet për mua mbaruan.

Por paskam qenë aq gabim sa s’ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t’ia dalë faqebardhë.

Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese e arsimit.

Një pedagoge dhe qytetare në shërbim të përulur ndaj komunitetit të madh të dijedhënësve.
Faleminderit shumë edhe njëherë të gjithëve!

https://www.facebook.com/kushievis/photos/a.125572365924873/128268535655256/?type=3&theater

SHKARKO APP