Mesazhi i policisë në mesnatë: Të pret gjoba ose aksidenti

Policia e Shtetit ka vijuar dhe gjatë orëve të natës së sotme aksionet për shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit.

Në autostradën Tiranë-Durrës dhe në kryqëzimet kryesore të Tiranës janë vendosur patrulla policie që monitorojnë situatën.

Në  një mesazh në Facebook, Policia e Shtetit bën apel për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit.

“Ne rrugen interurbane Tirane – Durres. Vijojne kontrollet me Radar per parandalimin e aksidenteve rrugore. Konstatime shpejtesie tej tej normave te lejuara qe variojne nga 166 km/h deri 181 km/h. 11 Leje Drejtimi te pezulluara deri ne keto momente Mos shpejto se në rastin më të mirë të pret Radari, në rastin më të të keq aksidenti”,- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

VIDEO E PUBLIKUAR NGA POLICIA E SHTETIT

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2182178798735146/

SHKARKO APP