Mesazhi i Ramës për Europën: Nëse na refuzoni, vjen Islami radikal

 

Kryeministri Edi Rama vijon të lëshojë mesazhe në drejtim të Europës, për të hedhur vështrimin nga Ballkani. Sipas tij, nëse Europa na refuzon, atëherë në Ballkan ka për të ardhur Islami radikal.

Këto komente ai i bëri gjatë një darke, ku i ftuar ishte gazetari i Financial Times, Tony Barber. Një i ri në Tuniz apo Tobruk ndjen se nuk ka të ardhme. Por në Shqipëri ylli në qiell është Europa. Nëse BE nuk është në gjendje të na tregojë rrugën që presim, do ketë një hapësirë të madhe për Islamin radikal.

Në rajonin e Ballkanit jetojnë myslimanët më pro-amerikanë dhe pro-europianë në botë. Por gjërat po ndryshojnë. Dhjetë vjet më parë, ishte e pamundur që të kishte luftëtarë të huaj nga Shqipëria në Irak dhe Siri. Rreth 98 përqind e popullit besonte tek Amerika, më pas tek Zoti dhe tek Europa.  Sot nuk është kështu,” tha Rama.

SHKARKO APP