Mesazhi i Tahirit dhe “mallkimi” i ditëve vendimtare (VIDEO)

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është përballur sot me një incident para nisjes së së seancës në Gjykatën e Posaçme të Apelit, teksa operatori i një prej televizioneve është rrëzuar teksa ai po futej në godinë. Koicidenca e këtij incidenti lidhet me datën 19 shtator të vitit të kaluar, kur Tahiri u shpall fajtor për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, duke u dënuar me 3.4 vite shërbim prove.

Në hyrje të gjykatës, një tjetër kameraman u rrëzua, ndërsa ish-ministri u afrua për ta ngritur. Kjo lidhet edhe me batutën e ish-ministrit ditën e sotme i cili u shpreh duke qeshur nga kamerat ”Kështu e hanë të gjithë”.

Shtyhet vendimi i gjykatës së Apelit për Tahirin. Gjykata vendosi që të shtynte vendimin për më 26 qershor ora 13:00. Trupa gjykuese ka kërkuar kohë për shpalljen e vendimit, pasi njëri nga anëtarët u zëvendësua për shkak të Vetting-ut. Në shtator të vitit të kaluar ish-Prokuroria e Krimeve kërkoi dënimin e tij me 12 vite, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar shkonte 8 vite, por gjykata e dënoi Tahirin me 3 vite burg me shërbim prove. Të dy palët nuk u kënaqën duke e apeluar vendimin, prokuroria që nuk tërhiqet nga kërkesa për dënimin e tij me 12 vite, ndërsa ish-ministri kërkon pafajësi të plotë. Në seancë për herë të parë pas vetëdorëzimit ishte i pranishëm edhe Jaeld Çela.

Tahiri mberrin ne gjykate me avokatin e tij Maks Haxhia | ABC News Albania
Tahiri tregohet dashamirës me kameramanin

SHKARKO APP