Mesazhi i vajzës shqiptare nga kampi Al-Hawl: Shteti po tallet me ne

Pas protestës përpara Kryeministrisë, nga ku u kërkua riatdhesimi i më shumë se 60 grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Hawl në Siri, mesazhi i 14-vjeçares Eva Dumani, dërguar dajës së saj Xhetan Ndredogji i cili prej shumë vitesh po përpiqet të kthej nipin dhe mbesën në atdhe, është tronditës.

“Emrat e shqiptarëve i din shteti s’ka nevojë t’i jap unë. Shteti e din shumë mirë dhe kot merreni me shtetin se shteti vetëm tallet me ju. Dashka dhe emrat që jua kemi dhënë tre herë. Tallet me ne veç tallet. Allahu na ruajt në këtë hall, që nuk e zgjodhëm ne. Dajë si ti nuk ka. Allahu ta shpërbleftë. Për ne çfarë të ketë thënë Allahu i madhërishëm. O daja Xhetan të duam fort. Për mua e dhe Endrin je e vetmja shpresë”,-thuhet në mesazhin e së miturës.

Duke e parë të largët riatdhesimin ajo shpresën tashmë e ka lidhur me zotit që myslimanët në arabisht i thonë Allah. Fjalë të cilën e përsërit disa herë në mesazhin e dërguar përmes Whats Up.

SHKARKO APP