Mesazhi prekës i djalit të Fatmir Xhindit për ditëlindjen: Miqtë nuk po të ndihmojnë

Amarildo Xhindi, djalit i deputetit të PS-së, Famit Xhindi i cili u vra në rrethana ende të panjohura në vitin 2009, i ka uruar sot ditëlindjen të atit të tij. Amarildo Xhindi shkruan se miq të e babait kanë mbetur ca, por janë të pafuqishëm për të zbardhur të vërtetën e madhe. 7 vjet pas vrasjes së deputetit të PS-së ende nuk ka një autor të ngjarjes.

Më poshtë mund të lexoni mesazhin e tij në Facebook.

Amarildo Fatmir Xhindi:

U be ca kohe qe na mungon fizikisht, mos ki merak nga mendja e zemra veshtire te shkeputesh. Jam menduar shpesh per gjerat qe kemi fol, e jam perpjekur te pershtas fjalet e tua me kohen. E pamundur babo! E pamundur per vete faktin qe nuk je ketu me mua tme besh te kuptoj ndryshimin, po kam nje siguri ne vetvete, qe edhe ti do e kishe te veshtire ti pershtasje fjalet e tua kohes se sotme. E dhimbeshme babo!

Na ke lene nje emer te madh pas, shume nga ata qe te kane njohur, na mbeshtesin, pjesa tjeter qe ka degjuar per ty, gezojne respekt. Faleminderit babo! Miqte e tu, ata te vertetet, qe dallohen, kane ngel ca, vazhdojne na perkrahin kur i takojme, por ndihen te pafuqishem per te ndihmuar per te verteten e madhe, se kohera te veshtira sot. Fali babo! Po mos ki merak, do jete ca e veshtire, por jo e pamundur. Na ke ne babo!

Sot ke diten e lindjes, 1 prill 1960, dite e shenjte per ne, djemte e tu, mamin, nenen e gjithe te tjeret. E shenjte per ne, e genjeshtert per te tjeret babo! Kam shume per te thene sot, por veshtire te besoje kush. 1 Prilli babo! Kartonin e kuq e me buzeqeshje ne buze… I rralle mes te shumteve babo!”.

Retrospektivë/Vrasja më 2 maj 2009

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi është ekzekutuar mbrëmjen e 2 majit 2009. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të Roskovecit, pranë banesës së deputetit. Në momentin atentatit, 49-vjeçari ishte duke parkuar automjetin në oborrin e shtëpisë, pas një takimi elektoral pasi atë vit, Shqipëria do t’i nënshtrohej zgjedhjeve parlamentare në muajin qershor. Rreth orës 21:15 të asaj nate, deputeti është qëlluar me një breshëri automatiku nga autorë të paidentifikuar. Fatmir Xhindi u dërgua nga familjarët menjëherë në spitalin e Fierit, por nuk i ka mbijetuar dot 6 plumbave që kishte marrë në trup. Sipas të dhënave të ekspertizës, Fatmir Xhindi është qëlluar pas shpine me automatik tip Kallashnikov, nga një distancë rreth 2 metra. Atentatorët i kanë bërë pritë Xhindit, i cili natën e ngjarjes udhëtonte i vetëm me automjetin e tij personal. Bëhet e ditur se Xhindi ka qenë 6 metra larg shtëpisë, e cila ndodhet në një rrugicë të errët. Dyshohet se autorët e krimit kanë shfrytëzuar errësirën për të kryer vrasjen. Atë kohë, Ministria e Brendshme në Tiranë vuri në dispozicion të atyre që japin informacion mbi këtë ngjarje një shumë prej 250 mijë eurosh, si dhe dy numra telefoni të posaçëm.

SHKARKO APP