Mesazhi prekës i vajzës së doktoreshës së njohur Najada Çomos: Prej më shumë se 4 muajsh, nuk mund të përqafoj dot

Vajza e doktoreshës së njohur Najada Çomo, Greis Çomo ka bërë një dedikim prekës për nënën e saj, e cila ndodhet në frontin e parë të luftës me koronavirusin.

Ajo bën thirrje që të vendosim maskë dhe të ruajmë distancën.

“Personat që më njohin e dinë sa njeri diskret që jam, por e ndjej të nevojshme të shkruaj “2 fjalë”… Prej më shumë se 4 muajsh, nuk mund të përqafoj dot mamin tim…Prej më shumë se 4 muajsh, vetë ajo nuk mund të përqafojë dot gjyshen time…

Prej më shumë se 4 muajsh, unë dhe babi, shohim çdo ditë në sytë e saj lodhjen, përkushtimin, dëshpërimin për jetët e humbura, pavarësisht përpjekjeve të panumërta që stafi mjekësor është dukë bërë… Prej më shumë 4 muajsh stafi mjekësor, të gjithë pa asnjë përjashtim, janë duke shërbyer me një energji dhe forcë të paimagjinueshme…Prej më shumë se 4 muajsh na kërkohet që të zbatojmë disa rregulla të cilat, në këndvështrimin tim, nuk janë kaq të vështira dhe të pamundura.
Ju lutem, tregohuni pak egoist për veten tuaj, ruani distancën, vendosni maskën”, shkruan vajza e mjekes së njohur.

 

SHKARKO APP