Mesazhi provokues i Gjiknurit për Berishën: E dimë për Shkëlzenin

Seanca e djeshme e Kuvendit u shndërrua në një arenë përplasjesh të forta.

Rrjetet sociale reaguan me zemërim, duke e quajtur një turp.

Por kush e provokoi këtë tension kaq të lartë?

Sipas gazetës Panorama, gjatë diskutimit për projektligjin e hëtimit ndërkombëtar të çështjes së CEZ, ish-kryeministri Sali Berisha tregoi se është shantazhuar nga ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri.

Ky i fundit i ka dërguar Berishës një mesazh përmes oficerit personal, duke i thënë se e dinë se djali i tij, Shkëlzeni, është i implikuar në aferën e CEZ.

“Në jetën time janë bërë presione të çdo lloj forme. Sot ky zotëria, nuk po ia marr për kërcënim, por po e them. I ka thënë oficerit tim se Shkëlzeni ka firmosur në një letër bashkë me dy të tjerë, në të cilën është i përfshirë”.

“Ke dhjetë ditë kohë që ta çosh këtë dokument në Prokurori. Nëse nuk e çon, do të shkosh vetë në Prokurori i akuzuar për falsifikim dhe shantazh”, tha Berisha.

SHKARKO APP