Mesazhi tek vendi ku u vra 23-vjeçari shqiptar: Gjaku lahet me gjak (FOTO)

Në vendin ku u vra shqiptari Atilio Ndrecaj, është vendosur një buqetë me lule shoqëruar me një mesazh ”Gjaku lahet me gjak”. Vrasja ndodhi disa ditë më parë në Itali.

Sms-ja paralajmëron hakmarrje ndaj grupit që masakruan me shkopa bejsbolli 23-vjeçarin shqiptar. Mediat italiane, shkruajnë se në gjendje të rëndë për jetën është edhe shtetasi italian, Pier Francesco Ferrari.

Ngjarja ndodhi në një parkim në Mottella, ku shqiptari dhe italiani u zunë në pritë nga një grup prej 4-5 vetash, të cilët kishin me vete sende të forta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?